Kastrati: Si mund të flasë për korrupsion dikush si Shkreta, të cilit iu gjetën 50 mijë euro nën tepih

Prishtinë | 18 Nën 2022 | 16:03 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati ka thënë se është hipokrizi që t’i flasë për shëndetësi deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, të cilit iu vodhën 50 mijë euro në shtëpinë e tij disa muaj më parë.

Kastrati replikoi me Shkretën gjatë debatit për gjendjen në sektorin e shëndetësisë, i cili po zhvillohet sot në Kuvendin e Kosovës.

“Me fol për korrupsion dikush si ky, e këtij ju kanë gjete në tepih goxha do mijëra euro, po du me e pytë a i ka gjetë ato para apo ende?”, i tha Kastrati, Shkretës.

Shkreta, paraprakisht akuzoi qeverisjet e kaluara për gjendjen në sektorin e shëndetësisë.

“Nëse keni kaluar shumë ditë në QKUK, kjo nuk do të thotë se jeni eksperta të shëndetësisë. Për që jeni të padijshëm flet kjo rezolutë të cilën e keni sjell. Ju keni qeverisë me shëndetësi gjithë këto vite dhe e dini fare mirë që janë arrestu njerëzit për çështjen e Fondit të Sigurimeve Shëndetësore”, tha ai.

Të ngjashme