Katari ndërpret me sukses sulmin iranian me raketa ndaj bazës ajrore amerikane

Rocket trails are seen in the sky above the Israeli coastal city of Netanya amid a fresh barrage of Iranian missile attacks on June 21, 2025. Israel's war with Iran entered its second week with the Israeli military chief warning of a "prolonged campaign" and Tehran ruling out further nuclear talks with the United States until Israel halts its attacks. (Photo by JACK GUEZ / AFP) (Photo by JACK GUEZ/AFP via Getty Images)
Prishtinë | 23 Qer 2025 | 21:15 | Nga Ekonomia Online

20:58 – Katari: Nuk ka arsye për shqetësim

Ministria e Jashtme e Katarit ka lëshuar një deklaratë duke pohuar se situata e sigurisë në vend mbetet e qëndrueshme dhe nuk ka arsye për shqetësim.

“Ministria thekson rëndësinë e mos shpërndarjes së thashethemeve ose qarkullimit të informacionit të pasaktë”, thuhet në deklaratë, raporton CNN.

Kjo ministri gjithashtu është shprehur se do të koordinohet me autoritetet e tjera të Katarit për “sigurinë e qytetarëve dhe banorëve dhe për të ruajtur normalitetin e jetës publike”.


20:53 – Tentim sulmi i Iranit në Katar, Hoxhaj: Akt i rëndë që sfidon rendin ndërkombëtar

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj, ka reaguar pas tentim sulmit me raketa të Iranit në Katar, ku cak ishin disa baza amerikane.

Hoxha këtë e cilësoi si një akt të rëndë agresioni që synon destabilizimin e rajonit dhe sfidimin e rendit ndërkombëtar.

“Vlerësoj reagimin e shpejtë dhe të koordinuar të SHBA-së dhe Katarit. Në këto momente sfiduese, qëndrojmë të bashkuar me aleatët tanë në mbrojtje të paqes, sigurisë dhe stabilitetit global”, deklaroi ai transmeton Klankosova.tv.

Ndërkohë nuk raportohet për ndonjë viktimë apo të plagosur.

Ministria e Jashtme e Katarit, njoftoi se ka ndërprerë me sukses sulmin me raketa që synonte Bazën Ajrore Al-Udeid në Katar.


20:44 – Dëgjohen shpërthime në Teheran

Po raportohet se janë dëgjuar shpërthime në Teheran.

Banorët atje e Teheranit lindor dhe verilindor janë shprehur se kanë dëgjuar shpërthime, raporton BBC.

Media iraniane gjithashtu kanë raportuar se mbrojtja ajrore është aktivizuar në kryeqytet.


20:18 – Pentagoni: Nuk ka raportime për viktima nga ShBA-ja

Pentagoni sapo ka konfirmuar se baza Al Udeid u sulmua nga raketa balistike me rreze të shkurtër dhe të mesme të nisura nga Irani.

Një zyrtar i mbrojtjes vuri në dukje se deri më tani nuk ka raportime për viktima amerikane nga sulmi, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtari tha se zyrtarët e mbrojtjes po e monitorojnë ende situatën dhe do të japin më shumë informacione në vazhdim.


20:15 – SHBA largoi ditë më parë aeroplanët nga baza që Irani e targetoi me raketa

Javën e kaluar avionët amerikanë u zhvendosën nga Baza Ajrore Al Udeid në Katar, raporton CNN.

Sipas CNN, transmeton Klankosova.tv, aeroplanët u zhvendosën përpara se Irani të niste një sulm me raketa në Al Udeid të hënën, në përgjigje të sulmit të SHBA-së ndaj objekteve të saj bërthamore gjatë fundjavës.

Dy zyrtarë të mbrojtjes i thanë CNN javën e kaluar se aeroplanët u dërguan në vende të tjera si pjesë e përpjekjeve të ushtrisë amerikane për të mbrojtur asetet dhe pajisjet e saj në Lindjen e Mesme mes konfliktit midis Iranit dhe Izraelit.

Për më tepër, të gjitha anijet e Marinës Amerikane që ishin vendosur përpara në Aktivitetin e Mbështetjes Detare në Bahrein, baza e Marinës Amerikane në vendin ishullor –  u larguan nga porti javën e kaluar. Nuk është e qartë se ku shkuan aeroplanët dhe anijet. /Klankosova.tv


20:09 – Irani tentoi ta sulmojë bazën Al Udeid në Katar që strehon 8 mijë trupa amerikanë

Baza Al Udeid, e cila ishte cak në tentim sulmin nga Irani, është e vendosur pranë kryeqytetit të Katarit, Doha dhe shërben si seli e operacioneve ajrore të Komandës Qendrore të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe strehon gati 8 mijë trupa amerikane.

Forcat britanike gjithashtu kalojnë me rotacion nëpër bazë, e cila nganjëherë quhet Aeroporti i Abu Nakhlas.

Objekti aktualisht shërben si seli dhe bazë logjistike për operacionet amerikane në Irak dhe gjithashtu përfshin pistën më të gjatë të uljes ajrore në rajonin e Gjirit, shkruan BBC, transmeton Klanksoova.tv

Katari u dha Shteteve të Bashkuara akses në bazën Al Udeid në vitin 2000. Pasi amerikanët morën përsipër menaxhimin e bazës në vitin 2001,

Në vitin 2024, CNN raportoi se SHBA-të arritën një marrëveshje për të zgjatur praninë e tyre ushtarake në Katar për 10 vjet të tjera.

Të ngjashme