Katedralja “Shën Nënë Tereza” mban meshën e parë të së dielës pas mbylljes si pasojë e Coronavirusit

Prishtinë | 31 Maj 2020 | 11:46 | Nga Ekonomia Online

Katedralja “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë sot mban për herë të parë meshën e së dielës  së rrëshajave, që nga mbyllja e saj për shkak të mos përhapjes së pandemisë Covid-19, njofton Klan Kosova.

Besimtarët katolikë janë të pranishëm në këtë meshë duke respektuar masat e vendosura nga Ministria e Shëndetësisë, duke mbajtur maska dhe duke respektuar distancën.

Gjithashtu, në hyrje të katedrales është i vendosur tuneli dezinfektues nëpërmjet të cilit kalojnë besimtarët. Ndërsa në bankat e katedrales janë të shënuara e me shenja se ku mund të ulen deri në katër persona për të respektuar distancën e nevojshme sipas udhëzimeve të IKSHPK-së dhe udhëzimeve të Dioqezës së Katedrales “Shën Nënë Tereza”.

Të ngjashme