Zyra për Çështjet e Kategorive të dala nga Lufta, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bashkë me Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas, kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi në interes të Familjeve të Dëshmorëve, Invalidëve, Veteranëve dhe familjeve të tyre.
Drejtori i Zyrës për Çështjet e kategorive të dala nga Lufta e UÇK-së, Gazmend Syla, dhe drejtori ekzekutiv i ANJF, Ramadan Gashi, kanë nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit, që do t’iu sigurojë ndihmën e duhur juridike të gjithë pjesëtarëve të kategorive të lirisë dhe familjeve të tyre.
ZÇKDL, në vazhdimësi është në përpjekje të lehtësimit të shërbimeve për kategoritë e lirisë.