Kategorizimi nuk po respektohet, koeficienti po rritet varësisht sa je afër me shefin

Prishtinë | 20 Jan 2023 | 11:42 | Nga Ehat Miftaraj

Me 5 shkurt 2023 hyn në fuqi Ligji për Pagat.

Institucionet publike, agjencitë e pavarura janë duke i dërguar listat e pagave në Ministrinë e Punëve te Brendshme dhe Administratë Publike për secilin zyrtar publik.

Shtojca (Katalogu) i pozitave të zyrtarëve publikë sipas Ligjit per Paga ka bërë kategorizimin e pozitave, ku për secilën pozitë është përcaktuar edhe koeficienti.

IKD deri me sot kemi pranuar me dhjetera ankesa nga zyrtaret publik, me theks te vecante nga agjencite e pavarura dhe institucionet kushtetuese, ku caktimi i zyrtarëve publikë nuk po caktohet sipas shtojcës/katalogut por është shndërruar në fontanë dëshirash, ku varësisht se sa je afër shefit ose lidhjeve që ke me shefin edhe koeficienti rritet.

Ministria e Puneve te Brendshme duhet te jete vigjilente dhe te shqyrtoj me kujdes listat e pranuara ne menyre qe ligji per Pagat te zbatohet drejte, dhe te mos kete diskriminim te zyrtareve publik.

Sikurse, ne menyre qe ky proces te jete transparent do te ishte e mireseardhur qe listat e pranuara nga institucionet publike te jene te hapura per publikun ne menyre qe te demaskohen zyrtaret e larte publik qe me para publike tentojne te akomodojne interesat e nje grupi te vogel te miqve te tyre te afert.

Transparenca dhe llogaridhenia sigurojne qe ligji per pagat te zbatohet ne menyre te drejte dhe evitojne mundesine e trajtimit te pabarabarte dhe eliminojne diskriminimin.

Të ngjashme