Inspektorët sanitarë të Bujqësisë dhe të Mjedisit në Komunën e Shtimes gjatë një aksioni të nisur ditë më parë kanë mbyllur 4 lokale afariste dhe njëkohësisht ato i kanë dënuar me nga 500 euro për mungesë të kushteve higjienike dhe për mosposedim të librezave sanitare, në rrugën “Tahir Sinani” dhe “12 Qershori”.
Gjithashtu në këtë aksion kanë mbyllur edhe dy lokale të lojërave (bilardo) për mungesë të kushteve higjienike-sanitare dhe për mungesë të dokumentacionit në rrugën “Imer Devetaku” dhe njëra në fshatin Godanc, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ndërkohë në fillim të këtij aksioni javë më parë, ky inspektorat në bashkëpunim me Policinë patën mbyllur 2 lokale të kafeneve në të cilën janë arrestuar 5 persona për trafikim me qenie njerëzore dhe mungesë të dokumentacionit.