Katër dëshmorë të UÇK-së shpallen “Hero të Kosovës” nga Thaçi

Prishtinë | 08 Pri 2019 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka nderuar dëshmorët Zaim Muça, Agim Zeneli, Luan Smajli dhe Naser Brahimaj me urdhrin “Hero i Kosovës”.

Thaçi ka thënë se dëshmorët në fjalë shquhen për trimëri dhe guxim të pashoq deri në rënien heroike të tyre, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook.

“Duke marrë parasysh kontributin dhe sakrificën e madhe në luftën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët Zaim Muça, Agim Zeneli, Luan Smajli dhe Naser Brahimaj i dekorova me urdhrin “Hero i Kosovës”. Ata u shquan për trimëri dhe guxim të pashoq deri në rënien heroike, që populli ynë të jetojë i lirë dhe i pavarur! HTH”

Të ngjashme