Katër fëmijë vdesin dhe pesë të tjerë lëndohen pas aksidentit tragjik në Australi

Prishtinë | 16 Dhj 2021 | 08:45 | Nga Ekonomia Online

Katër fëmijë (dy vajza dhe dy djem) kanë vdekur dhe pesë të tjerë janë lënduar pasi kanë rënë nga një balonë kërcyese në formë kështjelle që shpërtheu në Australi.

Aksidenti – i shkaktuar nga një erë e fuqishme – ndodhi të enjten gjatë një dite argëtimi në një shkollë fillore në Devonport të Tasmanisë.

Policia ka thënë se fëmijët kanë rënë nga një lartësi prej 10 metrash, shkruan BBC.

Autoritetet nuk kanë treguar për moshën e fëmijëve, por kanë thënë se të gjithë kanë qenë nxënës të klasave 5 dhe 6 – që i bie të kenë qenë përafërsisht 10-12 vjeç.

“Një erë e fuqishme ka bërë që kështjella kërcyese në formë balone të ngrihet në ajër. Bashkëndjejmë me familjet, njerëzit e dashur, shokët e shkollës dhe mësuesit e këtyre fëmijëve që vdiqën në moshë kaq të re”, ka thënë drejtori i policisë Darren Hine.

Të ngjashme