Kolesteroli i lartë dhe problemet me zemrën janë të lidhura ngushtë dhe mund të kthehen në një rrezik të vërtetë për organizmin. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, në vitin 2016 sëmundjet më vdekjeprurëse u cilësuan ato kardiovaskularet.
Kjo për një mori arsyesh, ku ndër më ndikueset dhe shkaktaret është pikërisht kolesteroli i lartë. Personat që vuajnë nga kjo gjendje shtohen dita ditës, kështu që nevoja për parandalim është urgjente dhe shumë e nevojshme.
Megjithëse kolesteroli i keq efektet mund t’i japë në forma të ndryshme, zemra është ajo që prek më shumë. Si shumë sëmundje të tjera kronike që lidhen ngushtë me dietën e përditshme dhe ushqimin, edhe për uljen e kolesterolit duhet të filloni po nga këtu.
Ushqimet e duhura mund të bëjnë vërtetë diferencën në shëndetin e mirë të të gjithë organizmit. Prandaj në këtë artikull ju tregojmë 4 frutat më të mira që mund të hani çdo ditë për të shpëtuar nga kolesteroli i keq.
Ndiqni më poshtë të shpjeguara secilën prej tyre në mënyrë që të përfitoni shëndet të mirë.
Avokado
Avokadot janë shumë të rekomanduara për pacientët të cilët vuajnë nga presioni i lartë i gjakut.
Kjo pasi janë një burim shumë i mirë vitaminash dhe antioksidantësh të rëndësishëm.
Këtu përfshihet vitamina K, C, B5, B6, E dhe yndyrna të shëndetshme të cilat parandalojnë rrezikun e ishemisë dhe ndihmojnë zemrën.
Të njëjtin rol luajnë edhe në shërimin apo balancimin e kolesterolit të keq në trup duke balancuar yndyrnat.
Domatet
Shumë të shijshme dhe të përdorshme, domatet janë të pasura me vitaminë A, B, K dhe C të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë tek shëndeti i syve dhe zemrës.
Domatet janë të pasura me kalium, prandaj ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe në shëndetin e zemrës.
Mollët
Vlerat e mollëve për organizmin fillojnë që nga lëkura e mirë, tretja e deri tek zemra dhe balancimi i niveleve të kolesterolit.
Duke qënë e pasur me fibra është edhe një antoksidant shumë i mirë.
Kjo do të thotë më pas kolesterol të keq në trup.
Kështu vetëm me një mollë në ditë do të mund të evitoni prekjen nga arterioskleroza dhe një sërë sëmundjesh të tjera kardiovaskulare.
Agrumet
Të gjithë frutat që futen tek agrumet duke përfshirë edhe limonin e qitron, janë të mrekullueshme për shëndetin e zemrës.
Megjithëse jashtë kësaj familje në këtë listë mund të përfshini edhe rrushin si një mënyrë për të mbajtur larg sëmundjet.
Të gjitha këto fruta janë të pasura me falavonoide të cilat njihen për cilësitë e tyre në shëndetin e zemrës.
Fibrat e shumta që përmbajnë janë një kurë shumë e mirë kundër arteriosklerozës dhe kolesterolit të keq.
Të gjitha këto fruta mjafton t’i përfshini në dietën tuaj të përditshme dhe do të luftoni shumë sëmundje menjëherë në mënyrë natyrale.