Dy puntorë të sigurimit të një marketi në Rahovec kanë raportuar se katër persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve të gjata kanë depërtuar me forcë brenda marketit, por nuk kanë arrit të kryejnë grabitjen.
Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të pa njohur me një automjet me tabela huaja, njofton Klan Kosova.
Nuk është raportuar për të lënduar, ndërsa rastin janë duke e hetuar të gjitha njësitet relevante.