Katër persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë – Gjilan

Prishtinë | 26 Dhj 2022 | 15:46 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë marrë lëndime trupore si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Gjilan, konkretisht në fshatin Slivovë.

Kështu ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për rajonin e Prishtinës.

Ahmeti tha se në aksident ishin të përfshirë katër vetura.

” Rreth orës 12:00 kanë pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Gjilan, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar katër persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut” , ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme