Katër plumba në drejtim të Kryeministrit sllovak, njëri e qëlloi – ka rrezik për jetë

Prishtinë | 15 Maj 2024 | 16:26 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është plagosur të mërkurën nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të ti afër Shtëpisë së Kulturës në Qytetin Handlova të Sllovakisë

Njëri nga plumbat ka qëlluar në bark liderin sllovak i cili aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Bëhet e ditur se në momentin kur është dërguar për operim ai ka qenë me vetëdije të plotë.

Qeverisë sllovake në një njoftim për media se Fico është në rrezik për jetë si pasojë e plagëve.

Bëhet e ditur se Fico është dërguar në një spital të Banská Bystrica pasi trasnportimi në Bratisllavë do të merrte kohë.

Të ngjashme