Katër rrugë të reja për banorët e komunës së Istogut

Prishtinë | 09 Gus 2016 | 15:11 | Nga

Në Komunën e Istogut do të asfaltohen katër rrugë të reja. Kjo do të bëhet falë investimit shtesë, në këtë vit nga Ministria e Infrastrukturës.

Në këtë komunë do të bëhet asfaltimi i rrugëve: ”Shushicë-Zakovë-Rakosh”, ”Kosh-Osojan”, ”Drejë-Dubravë” dhe“Trubuhoc-Prekallë”. Gjatësia e këtyre rrugëve do të jetë 14.8 km me një kosto prej 1 001 732  euro.

Me këtë rast, të mërkurën, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, do të vizitojë këtë komunë, ku së bashku me kryetarin e kësaj komune, Haki Rugovën, do të vizitojnë punimet.

Projektet të cilat po realizohen nga viti i kaluar në komunën e Istogut janë: ndërtimi i rrugës regjionale R221 segmenti “Osojan – Rakosh” – kryqëzimi me rrugën R101 dhe ndërtimi i rrugës “Vojnik – Osojan” (Lot 2). Gjatësia e këtyre e rrugëve do të jetë 14.55 km, ndërsa kosto e këtyre projekteve do të jetë 2 635 119 euro.

Të ngjashme