Katër të arrestuar për dhunë në familje në rajon të Pejës

Prishtinë | 28 Dhj 2019 | 09:51 | Nga Ekonomia Online

Katër persona janë arrestuar për dhunë në familje në 24 orët e fundit në Kosovë.

Sipas njoftimit të Policisë, në Pejë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi që i njëjti një gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht të bijën tij. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Në fshatin Drogolevc të Istogut është arrestuar i dyshuari mashkull pasi qe i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

Ndërkaq në fshatin Qabiq të Klinës janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj- vëllezër , pasi qe te njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht ne mes vete. Të dyshuarit pas pranimit te tretmanit mjekësor me vendim te prokurorit janë dërguar ne mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme