Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:20 në rrugën Prishtinë-Pejë, në afërsi të Bresjes së Fushë Kosovës, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.
Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, e ka konfirmuar rastin për Ekonomia Online dhe ka apeluar për kujdes të shtuar nga drejtuesit e automjeteve, veçanërisht gjatë kushteve me lagështi në rrugë.