Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

Prishtinë | 22 Kor 2026 | 21:11 | Nga Ekonomia Online

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti ndërmjet një veture dhe një motoçiklete në Vrellë të Istogut.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili tha se aksidenti ndodhi  rreth orës 18:50.

Të aksidentuarit janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për tretman mjekësor.

Të ngjashme