Të martën në Prizren raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve, njëri me targa vendore dhe automjeti tjetër me targa të huaja, dhe me vozitës shqiptarë.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë marrë dy vozitësit dhe katër pasagjerë, një i mitur dhe tri femra.
Pas tretmanit mjekësor në spitalin e Prizrenit, të lënduarit janë liruar.
Me vendimin e prokurorit rasti do të inicohet dhe mbetet të hetohet, njofton Policia e Kosovës