Katër të vdekur dhe 23 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

Prishtinë | 08 Qer 2021 | 14:24 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit katër persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19 ndërsa janë regjistruar 23 raste të reja.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 32 pacientë ndërsa janë bërë dy mijë e 853 testime, transmeton Klankosova.tv.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni të Veriut janë regjistruar 155 mijë e 441 raste pozitive, janë shëruar 149 mijë e 528 pacientë, kanë vdekur pesë mijë e 462 njerëz ndërsa vazhdojnë të mbesin edhe 451 raste pozitive.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme