Katër të vdekur dhe 522 raste të reja me Covid-19 në Shqipëri

Prishtinë | 31 Jan 2022 | 19:10 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë ka njoftuar se katër persona kanë vdekur gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e virusit korona.

Derisa nga 3 mijë e 30 testime kanë rezultuar 522 raste të pozitive me COVID-19.

Ndërsa 2 mijë e 259 persona janë shëruar nga virusi vdekjeprurës dhe janë rreth 19 mijë raste aktive.

Kurse nga fillimi i pandemisë janë kryer 1 milion e 665 mijë e 947 testime, nga të cilat 258 mijë e 543 rezultuan pozitive dhe 3 mijë e 346 persona vdiqën.

Të ngjashme