Ushtria në Birmani ka gjuajtur me armë edhe në protestat e së shtunës kundër grusht-shtetit, duke vrarë katër persona.
Pavarësisht se deri më tani janë vrarë 550 persona që nga fillimi i protestave, njerëzit nuk po ndalen së dali në rrugë për të kundërshtuar marrjen e pushtetit në dorë nga ushtria.
Sipas të dhënave zyrtare në Birmani, deri më tani nga këto protesta janë vrarë edhe rreth 40 fëmijë.
Protestat kundër grusht-shtetit kanë nisur më 1 shkurt, ditën kur ushtria arrestoi lideren e zgjedhur Aung San Suu Kyi e cila kishte fituar zgjedhjet në nëntor të vitit të kaluar, zgjedhje këto të cilat ushtria i ka konsideruar të parregullta.