Komisioneri i BE-së për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit Johannes Hanhn, të hënën do ta vizitojë Prishtinën, ku do të takohet me Presidentin e vendit Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veselin, dhe Kryeministrin Ramush Haradinaj.
Klan Kosova mëson se janë katër tema të cilat Hahn do t’i diskutojë me liderët kosovarë:
– Liberalizimi i vizave (hyrja në rend dite në dhjetor, por pa gjasa reale për rezultat konkret).
– Respektimi i shtetësisë së Kosovës gjatë procedurës së hyrjes së mallrave.
– Autostrada energjetike.
– Aviacioni.
Pritet që Hahn të jetë shumë i ashpër për taksën 100% ndaj produkteve serbe. Kushti do të jetë të hiqet kjo taksë, ose mund të pasojë një formë e izolimit politik të Kosovës.