Ekonomia Online
FUNDIT

Katër turistë spanjollë humbin rrugën, ndihmohen nga policia shqiptare në Sarandë

Katër turistë spanjollë humbin rrugën, ndihmohen nga policia shqiptare në Sarandë

Katër turistë spanjollë ishin ndihmuar mbrëmë nga Policia e Shtetit pasi kishin mbetur në plazhin e quajtur “Pllakatun” në Shqipëri. Në njoftimin e PSh-së thuhet se ishte errësirë dhe të huajt nuk e njohën terenin. “Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar. Katër turistët janë lokalizuar […]

Katër turistë spanjollë ishin ndihmuar mbrëmë nga Policia e Shtetit pasi kishin mbetur në plazhin e quajtur “Pllakatun” në Shqipëri.

Në njoftimin e PSh-së thuhet se ishte errësirë dhe të huajt nuk e njohën terenin.

“Shërbimet e Policisë Kufitare të Sarandës kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur në zonën e sinjalizuar. Katër turistët janë lokalizuar nga shërbimet e Policisë, të cilat i kanë transportuar ata, me mjet lundrues, nga deti, dhe më pas i kanë shoqëruar në vendin ku ishin akomoduar në Sarandë”.

“Turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar punonjësit e Policisë, për gatishmërinë e treguar si dhe për ndihmën e ofruar. Shërbimet e Policisë Kufitare ftojnë çdo qytetar/pushues që gjendet në nevojë që lidhet me detyrat funksionale të Policisë së Shtetit, të kërkojë ndihmë, dhe ndërhyrja nga shërbime të specializuara për secilin rast, do të jetë e menjëhershme”, thuhet në njoftimin e PSh-së në Facebook./Klankosova.tv

Të ngjashme