Policia franceze ka nisur hetimet për t’iu rënë në gjurmë katër veprave të artit, që janë zhdukur nga muret e Parlamentit Kombëtar (Assemblée Nationale) në Paris, transmeton sot “Koha Ditore” shkrimin e The Guardian. Se ato mungonin u zbulua në fund të vitit të kaluar, pas një invertarizimi vjetor nga agjencia shtetërore që është përgjegjëse për veprat e artit dhe orenditë nëpër objekte publike.
Zyra e kryetarit të asamblesë e ka konfirmuar këtë në një raport të publikuar në gazetën “Canard Enchainé”, duke shtuar që veprat “kanë qenë të varura nëpër muret e zyres” në Dhomën e Ulët të Parlamentit, para se të largoheshin prej aty.“Kërkimet për t’i gjetur ato deri tani nuk na kanë çuar drejt zbulimit se ku janë”, ka thënë një zëdhënës, shkruan sot Koha Ditore.
Veprat e zhdukura përfshijnë një pikturë të artistit grek Takis, që i takon “France’s National Contemporary Art Fund”, ashtu sikurse edhe piktura të artistëve modern[ francezë Hervé Télémaque dhe Richard Texier, dhe një gravurë të një artistit të panjohur.
Një ankesë ligjore është lëshuar dhe burimi i policisë i ka thënë “Agence France-Presse” se hetuesit e “Banditry Repression Brigade” në Paris, që merren me vjedhjet e artit, e kanë marrë përsipër rastin.
Afërsisht 430 mijë vepra arti që janë pjesë e trashëgimisë kombëtare ndodhen të ekspozuara apo shfrytrëzohen nëpër ndërtesa publike – siç janë ministritë, ambasadat, sallat e qytetit dhe objekte të tjera administrative – në Francë dhe jashtë saj.
Në vitin 2016, një raport i komisionit që ka përsipër mbikëqyrjen e tyre, sugjeronte që së paku 22 mijë e 800 vepra mungojnë, përfshirë edhe një karrige të veçantë që ishte zhdukur nga ndërtesa e Parlamentit, pa e vërejtur askush.
Në Ambasadën e Francës në Conarky, kryeqytet i Guineas, pesë tapiceri të masave dy deri në gjashtë metra ishin zhdukur, dhe në Château de Versailles zyrtarët kanë rapotuar që është zhdukur një vepër e shekullit nëntmëbdhjetë. Të gjitha objektet janë pjesë e listës së publikuar në ueb faqen e ministrisë.
Në një artikull të publikuar në gazetën “Liberation” më 2016, zyrtarët akuzoheshin që nuk po i mbikëqyrnin si duhet pasuritë kombëtare.