Kancelari gjerman, Olaf Scholz; presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, kanë kërkuar që Kosova të nisë me procedurat për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas draft-statutit të propozuar nga ndërkombëtarët më 21 tetor dhe që Serbia të jetësojë njohjen de-facto.
Këtë fitore, Kosova ka mundur ta kishte në xhep edhe në 2020, 2021 dhe 2022.
Katër vite të shkuara dëm për të arritur në të njëjtin destinacion.
Së paku, më ska dyshime se Albin Kurti dhe Besnik Bislimi e pranuan në mënyrë publike dhe pa ekuivoke themelimin e Asociacionit.
Dhe mire që e pranuan një të vërtetë të cilën të gjithë e kanë ditur, por që s’kanë pasur guxim ta pranojnë.