Katërmbëdhjetë ambasadorë largohen nga Venezuela pas fitores së Maduros

Prishtinë | 22 Maj 2018 | 09:03 | Nga

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro është duke u përballur me pakënaqësi ndërkombëtare pasi ka siguruar edhe një tjetër mandat gjashtëvjeçar si udhëheqës i shtetit, pavarësisht bojkotimit të rezultatit nga opozita.

Si shenjë proteste, 14 shtete duke përfshirë Argjentinën, Brazilin dhe Kanadanë kanë kërkuar largimin e ambasadorëve të tyre nga Karakasi.

Shtetet e Bashkuara kanë vënë sanksione të reja ekonomike pas zgjedhjeve të së dielës.

Venezuela po përballet me mungesë të ushqimit për shkak të krizës ekomonike andaj edhe numri i votuesve kësaj here ka qenë i vogël.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka bërë thirrje për zgjedhje të reja për “t’i dhënë fund shtypjes” së banorëve të këtij shteti.

Sidoqoftë presidenti rus, Vladimir Putin ka uruar Maduron për fitoren e re, duke i uruar sukses në “zgjidhjen e problemeve ekonomike”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme