Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq është takuar sot me ambasadorin e Kazakistanit në Beograd Nurbah Rustemov dhe ata kanë biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, transmeton Koha.net.
Siç njofton tanjug, gjatë bisedës, kryetari serb ka falënderuar kryetarin e Kazakistanit dhe kreun shtetëror të këtij vendi që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Në takim është biseduar për “Hartën e rrugës” për bashkëpunimin ndërmjet Serbisë e Kazakistanit nënshkruar para dy vjetësh nga kryeministri i atëhershëm serb Aleksandar Vuçiq ndërsa është shprehur shpresa për vendosjen e shpejtë të linjës ajrore Beograd-Astana.