KB “Prishtina” e gatshme për sezonin e ri, synon rekrutimin e gjeneratave të reja

Prishtinë | 31 Gus 2021 | 14:27 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

KB Prishtina ka bërë të gjitha përgatitjet në mënyrë që sezoni të fillojë suksesshëm, tha kryetari i këtij klubi, Burim Maraj, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se fokus kanë gjeneratat e reja duke krijuar programe profesionale për të gjitha grup moshat.

“Deri tani klubi ka bërë përgatitjet që sezoni të fillojë suksesshëm dhe synimi jonë është që të kemi një përfaqësim në ligën tonë si dhe në ligën e Ballkanit. Klubi do të ketë një të ardhme të mirë. Vlen të theksojmë që kemi bërë shumë që të kemi lojtarë vendor me prespektiv të madhe. Klubi Sigal Prishtina synon që të ketë në fokus gjeneratat e reja duke krijuar programe profesionale për të gjitha grup moshat”.

Trajneri i Sigal Prishtina, Ante Nazore,  ka shprehur kënaqësinë e tij që është pjesë e Sigal Prishtina.

Ai tha se prioritet kanë të fitojnë kupën e Kosovës dhe të shpallen kampionë.

Edmond Azemi, drejtor i klubit tha se janë të përgatitur për lojën e nesërme me Pejën.

“Objektivat e klubit janë që të fitojnë kupën e Kosovës dhe me u shpallë kampion edhe kur kam qenë lojtarë kam qenë optimist e tash jam edhe më shumë, kemi marr lojtar të ri”.

Ai tha se Ylli dhe Trepça do të jenë dy nga rivalët kryesorë.

No description available.

Të ngjashme