Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Misioni i USAID-it në Kosovë vazhduan me takimet me qytetarët në kuadër të Programit për Angazhim Qytetar që u lansua sot në Mitrovicën e Veriut. Qytetarë nga Mitrovica e Veriut, Leposaviqit, Zubin Potokut dhe Zveçanit u mblodhën nën moton “Bashkë Angazhohemi” në hapësirat e Kolegjit Ndërkombëtarë për Biznes në Mitrovicë (IBCM), për të diskutuar mbi mundësitë e angazhimit dhe veprimeve të përbashkëta me qëllim të ndërtimit të komuniteteve më të forta dhe mjedise më të mira jetese për qytetarët që jetojnë në këtë rajon.
Drejtori Ekzekutiv i KCSF-së, Taulant Hoxha, iu drejtua të pranishme në fjalën e tij hyrëse duke theksuar se nuk ka shoqëri civile pa njerëzit dhe komunitetet.
“Për një kohë të gjatë, shoqëria civile në Kosovë ka qenë një term i rezervuar për organizatat joqeveritare dhe projektet me një datë përfundimi, më shumë se sa për individët që janë pjesë e komunitetit tonë apo edhe ata që nuk shihen, por që mund të angazhohen dhe vetëm sa pasurojnë kolektivitetin tonë. Por nuk ka shoqëri civile pa njerëzit në komunitetet ku ne jetojmë: shkollat që formësojnë arsimin dhe jetën tonë publike, bizneset dhe punëtorët që fuqizojnë lagjet dhe qytetet tona, institucionet që mund të krijojnë një rrugë për të ardhmen tonë, dhe secili e secila, pra çdo qytetar, që dëshiron të tregojë se ka vlerë për të ofruar për shoqërinë”, tha Hoxha.
Programi për Angazhim Qytetar është një partneritet në mes të KCSF-së dhe USAID-it në Kosovë, me qëllim që t’i japë shoqërisë civile një kuptim më të plotë dhe t’i transformojë komunitetet në komunitete ku përkatësia është mundësi dhe jo barrierë.
Gjatë ngjarjes lansuese të Programit për Angazhim Qytetar në rajonin e Mitrovicës së Veriut, patëm rastin të komunikojmë me publikun dhe të angazhohemi në një dialog rreth tri fushave kryesore tematike të programit: Angazhimi i komunitetit, Besimi ndërshoqëror, si dhe zgjerimi dhe mobilizimi i burimeve. Nëpërmjet tre diskutimeve paralele jo formale, diskutuam me qytetarë, organizata vendore të shoqërisë civile, biznese, institucione qeveritare dhe media, se si t’u ofrojmë mundësi pjesëmarrësve të reflektojnë se si Programi për Angazhim Qytetar mund të jetë i dobishëm për ta.
Rreth Programit për Angazhim Qytetar
Programit për Angazhim Qytetar është një iniciativë pesëvjeçare e zbatuar nga KCSF në partneritet me USAID-in në Kosovë. Qëllimi kryesor i këtij partneriteti është të nxisë një kulturë aktivizimi që e bën jetën në lagjet dhe qytetet tona më të mirë, më të kujdesshme dhe kuptimplotë. Nëpërmjet punës së tij, ky program do të sjellë një numër të madh veprimesh të bazuara në tre shtylla thelbësore: angazhimi i komunitetit, besimi ndërshoqëror dhe zgjerimi e mobilizimi i burimeve.