KDI: Komunat më të përkushtuara për zbatimin e standardeve për organizimin e dëgjimeve buxhetore

Prishtinë | 31 Tet 2022 | 11:53 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) në partneritet me konsorciumin e organizatave jo qeveritare Aleanca Qytetare për Transparencë (AQT) ka publikuar raportin mbi praktikat e organizmit të dëgjimeve buxhetore në vitin 2022 në nëntë komuna të Republikës së Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Naim Cahanaj nga KDI tha se ky raport jep një pasqyrë më të gjerë në lidhje me gatishmërinë e komunave në respektimin e legjislacionit lidhur me organizimin e dëgjimeve buxhetore, formën dhe mënyrën e organizimit te dëgjimeve buxhetore.

“KDI dhe Aleanca Qytetare për Transparencë kanë përcjell proceset e dëgjimeve buxhetore në Prishtinë, Prizren, Mitrovicë te Jugut, Ferizaj, Skenderaj, Deçan, Kaçanik, Kamenicë dhe Rahovec dhe kanë nxjerrë të dhëna lidhur me numrin e dëgjimeve buxhetore të organizuara, numrin e pjesëmarrësve në këto dëgjime, duke përfshirë edhe numrin e grave, natyrën e kërkesave te qytetarëve, formën se si janë përfshirë Kuvendet e komunave në këto organizime, mënyrën e dokumentimit dhe publikimit të detajeve apo raporteve nga këto dëgjime dhe qasjen që komunat kanë ndjekur për ti përfshirë grupet e cenueshme në planifikimin e buxhetit komunal”, tha ai.

Gentiana Zeqiri nga AQT-ja, tregoi të gjeturat e raportit nga komunat që janë monitoruar.

Sipas saj, shqetësuese mbetet mosangazhimi i disa kuvendeve të komunave që nuk kanë organizuar së paku një dëgjimi buxhetor gjatë muajit shtator.

“Përkundër që ekzekutivi i komunës është i obliguar të mbajë dëgjime buxhetore për projekt buxhetin e komunës, komuna e Skenderajt dhe e ajo e Deçanit nuk kanë organizuar dëgjime buxhetore për projekt buxhetin e komunës për vitin 2023. Komuna e Kamenicës prin me numrin më të lartë te dëgjimeve buxhetore të organizuara për projekt-buxhetin e vitit 2023, me gjithsej 20 takime, ndërsa komuna e Rahovecit me vetëm katër”.

“Shqetësuese mbetet mosangazhimi i disa kuvendeve të komunave, Prishtinë, Kamenicë e Skenderaj) për të organizuar së paku një dëgjimi buxhetor gjatë muajit shtator 2022, e me këtë për t’u përfshirë në planifikimet e politikave buxhetore të komunës”, tha ajo.

Vjollca Selimi nga AQT-ja, foli për komunat të cilat e kanë respektuar dhe nuk e kanë respektuar kornizën ligjore duke përpiluar dhe publikuar raportet në ueb faqet zyrtare në kohë, raporton EO.

“Komuna e Prizrenit, Rahovecit dhe Kamenicës kanë respektuar me përpikëri kornizën ligjore duke përpiluar dhe publikuar raportin e tillë në ueb faqet zyrtare në kohë, derisa komuna e Ferizajt dhe Kaçanikut kanë përpiluar raportin e tillë por kanë pasur vonese në publikimin e raportit të tillë ne ueb faqet zyrtare”.

“Dy komunat tjera përkatësisht ajo e Mitrovicës së Jugut dhe Deçanit përkundër përpilimi dhe publikimit të raporteve nga dëgjimet buxhetore, nuk kanë respektuar udhëzimet ligjore në përmbajtjen e raportit të tillë lidhur me arsyeshmërin e pranimit apo refuzimit të kërkesave. E në mesin e komunave që nuk kanë përpiluar dhe publikuar raportin e tillë nga organizimet buxhetore mbetet komuna e Prishtinës si dhe ajo e Skenderajt”, tha ajo.

Të ngjashme