Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka publikuar “Skenarët rreth taksës 100% ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës”, ku ka prezantuar efektet negative dhe pozitive, raporton Ekonomia Online.
Jeta Krasniqi, nga KDI, tha se nëse taksa pezullohet mund të kërkohen nga Kosova kushte të reja për dialog nga Serbia edhe nga spektri ndërkombëtarë.
Krasniqi shtoi se nëse taksa pezullohet, Kosova do të respektoj partneritetin strategjik me aleatët ndërkombëtare veçmas me ShBA-në.
“Nëse flasim për pezullimin e taksës ne kemi renditur si efekt pozitiv që dialogu do të vazhdoj. Kosova do ta forcoj pozitën negociatore sepse në tryezën e negociatave ka një instrument kushtetues. Gjithashtu Kosova do ta heq etiketën e penguese të dialogut”.
“Ndërkaq efekt negativ nëse taksa pezullohet është që nëse dialogu vazhdon ai është pa një qëndrim unik të spektrit politik në Kosovë. Serbia do të vazhdoj agresivitetin si dhe mund të vendosen kushte të reja për dialog nga Serbia dhe ndërkombëtarët. Nëse taksa pezullohet, Kosova do të respektoj partneritetin strategjik me aleatët ndërkombëtare veçmas me ShBA-në”.
“Nëse taksa vazhdon, forcohet pozita e Kosovës ne negociata. Përmes taksës është reflektuar se si në realitet është normalizimi i marëdhënjeve mes Kosovës dhe Serbisë”.
“Me këtë është bërë e qartë që Kosova nuk është e gatshme të pranoj çfarëdo lloj skenari për marrëveshje me Serbinë”, tha ajo.
Eugen Cakolli nga KDI tha se mosheqja e taksës e ka fuqizuar Serbinë në raport me dialogun, raporton EO.
Sipas tij, edhe pse është rritur konsumi i produkteve vendëse, rritje kanë pësuar edhe çmimet e produkteve të caktuara.
“Fusha që ka pas më shumë impakt është dialogu me Serbinë. Efekt pozitiv ka qenë reflektim i marëdhënjeve reale në mes të Kosovës dhe Serbisë pozitës se Kosovës në këtë proces dhe mungesës se suksesit të vet të procesit të normalizimit”.
“Ushtrimi i sovranitetit shtetëror të Kosovës në raport me Serbinë. Efekt negativ është fuqizimi i Serbisë në raport me dialogun. Efekt kryesor negativ është polarizimi i institucionit të presidentit, qeverisë, partnereve të koalicionit”.
“Sa i përket aspektit ekonomik është se është rritur konsumi i produkteve vendore, mirë që është rritur çmimi i produkteve të caktuara. Është rritur edhe kontrabanda sidomos në veri”, tha ai, raporton EO.
Atu u tha se këta skenarë janë realizuar duke marrë parasysh faktin që deri më tani, përkundër qëndrimeve dhe diskursit politik aktual, janë dhënë pak argumente mbi përparësitë dhe mangësitë e opsionit të mbajtjes së taksës prej 100%, dhe opsionit për pezullimin e saj.