KDS: Gjatë pesë vjetëve të fundit, 98 persona të vdekur në vendin e punës

Prishtinë | 09 Tet 2018 | 18:30 | Nga Ekonomia Online

Koalicioni për drejtësi sociale, përmes një letre proteste publike ka shfaqur shqetësimin vet për rastet e shpeshtuara të vdekjeve në vendin e punës, transmeton Koha.net.

Në këtë letër përmendet rasti i fundit i vdekjes së 45 vjeçarit, Milazim Bajraktari, punëtor i ndërtimtarisë, i cili është viktima e dytë për dhjetë ditët e fundit, që humbi jetën në vendin e punës.

Letra thekson se m është alarmante heshtja dhe mosveprimi institucional lidhur me këto raste tragjike si dhe pandëshkueshmëria e bizneseve të sektorit të ndërtimtarisë, që e bëjnë të duket sikur sektor mafioz.

Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, 98 qytetarë, mbajtës të familjeve, kanë humbur jetën në vendet e tyre të punës në sektorin e ndërtimtarisë përfundon letra, e cila i bën thirrje Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës që ta adresojnë me urgjencë fenomenin e vdekjeve të shpeshta në vendin e punës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme