KE ndan mbi 8 mln € për menaxhimin e migracionit

Prishtinë | 15 Nën 2016 | 15:21 | Nga

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Brendshme. Valdet Hoxha, njëherit Koordinator Nacional për Migrim, u mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues Nacional në kuadër të projektit shumështetëror i Komisionit Evropian: “Përkrahja Rajonale për Mbrojtjen-Menaxhimin e Migracionit Sensitiv në Ballkanin Perëndimor dhe Turqi”.

Me këtë rast, zëvendësministri Valdet Hoxha prezantoi të arriturat dhe progresin e mekanizmave që kanë të bëjnë me menaxhimin e lëvizjeve migratore, në kuadër të MPB-së dhe po ashtu shprehi përkushtimin e institucioneve të Qeverisë së Kosovës për implementimin e suksesshëm të këtij projekti.

Zëvendësministri Hoxha vuri në dukje se ka zbatimin të suksesshëm të aktiviteteve. Ai tha se do të avancohen politikat dhe kapacitetet tona në fushën e migracionit, menaxhimit të kufirit dhe luftës kundër trafikimit me qenie njerëzore.

Në këtë takim nga të pranishmit u diskutua rreth prioriteteve të Qeverisë së Kosovës, në këto fusha, si dhe objektivave të projektit përmes të cilave do të mbështetet Kosova dhe vendet e Ballkanit perëndimor dhe Turqia.

Ky projekt u financua nga Komisioni Evropian do të implementohet nga FRONTEX, EASO, IOM dhe UNHCR.

Buxheti i projektit është 8.25 milionë euro dhe do të zgjasë deri në dhjetor të vitit 2018.

Projekt ka për qëllim të ofrojë qasje gjithëpërfshirëse dhe të plotë rajonale, lidhur me menaxhimin efektiv të migracionit në përputhje me praktikat e shteteve anëtare të BE.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme