KEDS/KESCO njofton se është mobilizuar komplet që të ofrojë siguri maksimale të furnizimit me energji elektrike për ditën e votimit, pra të dielën.
Gjendja e gatishmërisë së plotë nisë qysh në ora 7:00 të mëngjesit të së dielës, kur edhe nis votimi. Mobilizimi përfshinë angazhim tri herë më të madh në numër të punëtorëve se sa në ditët e zakonshme.
“Paralelisht, KEDS ka bërë edhe planifikimin dhe organizimin e punëve në terren si dhe të logjistikës. Në kuadër të mobilizimit parashihet ofrimi i sigurisë maksimale të furnizimit me energji elektrike për të gjitha qendrat e votimit dhe zonat me caktim të drejtpërdrejtë të përgjegjësive për vendet e caktuara, si dhe reagimi/intervenimi në kohën më të shkurtër të mundshme në rast të ndonjë problemi.Ekipet e KEDS-it janë të koordinuara dhe kanë përgjegjësitë e ndara të reagimit duke përfshirë secilën qendër votimi. Në secilën qendër të votimit do të bëhet edhe monitorimi i situatës në vazhdimësi nga ekipet mobile”, thuhet në komunikatë.
“Përveç kësaj ne kemi krijuar edhe Protokollin e Komunikimit. Në secilën qendër do të jenë të dhënat kontaktuese për ekipin përgjegjës për atë qendër.Secili qytetar inkurajohet që të shkruajë në faqen zyrtare të KEDS-it në facebook, KEDS Energy, ku përsonat përgjegjës do t’ju përgjigjen në kohë reale dhe do ta transmetojnë ndonjë informatë tek zyrtarët përgjegjës.Secili qytetar mund të kontaktojë edhe në Qendër të Thirrjeve në numrat 038 501 701 1000 dhe 038 791 000 apo email [email protected]”, bëhet e ditur nga KEDS.
“Në qendrat e votimit gjithashtu do të jenë kontaktet e ekipit që është i caktuar për qendrën përkatëse.KEDS e ka marrë me seriozitetin më të lartë sigurinë e furnizimit me energji elektrike, e në këtë rast edhe bashkëpunimi i qytetarëve është shumë i rëndësishëm”, njofton KEDS-i.