KEDS njofton se ndalesa e apostrofuar në media në fshatin Gurrakoc të Istogut ka zgjatur vetëm 7 minuta.
Kjo ndalesë emergjente është bërë pas konsultimeve dhe miratimit nga KQZ në atë pikë votimi. Ndalesa saktësisht është bërë në ora 16:02 dhe ka zgjatur deri në ora 16:09.
Kjo është bërë për të evituar situatën emergjente të paraqitur aty dhe shihet që ekipet e KEDS-it kanë qenë jashtëzakonisht ekspeditive.
“Kjo ndalesë nuk ka pasur asnjë impakt në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor. Në këtë situatë kërkojmë nga të gjitha mediat që e kanë botuar lajmin ta pasqyrojnë të vërtetën e plotë dhe të kontaktojnë edhe me KEDS dhe me KQZ-në, për t’u informuar drejtë opnioni”, thuhet në njoftim.
KEDS ka bërë përgatitje maksimale që të ofrojë energji elektrike në mënyrë stabile dhe ka ekipet të mobilizuara dhe të gatshme të intervenojnë në secilën qendër të votimit.