KEDS-i përmes një njoftimi për media, ka thënë se ka një sqarim rreth iniciativës “Protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike” të paralajmëruar për ditën e mërkurë më datë 20 dhjetor.
Në njoftimin e tyre thuhet se KEDS-i nuk ka autoritet për përcaktimin e çmimit të energjisë elektrike, prandaj protesta e paralajmëruar është në adresë të gabuar.
“KEDS, si kompani që u nënshtrohet ligjeve të Republikës së Kosovës, ka për detyrim të zbatojë politikat e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike dhe nuk ka asnjë ndikim ose autoritet në përcaktimin e çmimeve të energjisë elektrike”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se nga KEDS-i kurrë nuk është deklaruar se do të ketë ndonjë rritje të çmimit, pasi që as lirimi as ngritja nuk vendoset nga KEDS, prandaj protesta e shpallur është në adresë të gabuar.
“Ne e kemi bërë këtë të qartë në çdo deklaratë kur na është kërkuar. Jemi të habitur që njerëzit që po thirrin për protestë ende e drejtojnë këtë protestë gabimisht ndaj nesh, duke vënë kështu në pikëpyetje motivin e vërtetë të saj. Dëshirojmë ta informojmë publikun se KEDS është vetëm një nga akterët e zinxhirit të energjisë në Kosovë, me detyrimin dhe përgjegjësinë e qartë për shpërndarjen dhe furnizimin me energji elektrike”, përfundon njoftimi i KEDS-it.