Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka nënshkruar Memorandumin e bashkëpunimit me kompaninë kosovare për distribuim dhe furnizim me energji elektrike (KEDS).
Nënshkrimi i Memorandumit është bërë nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka dhe drejtori i përgjithshëm i KEDS-it George Karagutoff, raporton Ekonomia Online.
Qëllimi i këtij Memorandumi është përcaktimi i kushteve dhe mënyrës së bashkëpunimit lidhur me furnizim me energji elektrike për nevoja të KQZ-së, gjatë procesit të zgjedhjeve lokale të 22 tetorit.
Karagutoff ka garantuar se ditë e zgjedhjeve furnizimi me energji elektrike do të jetë stabil.
“Si zakonisht do të monitorojmë me ekipet tona në ditën e zgjedhjeve. Do të vazhdoj bashkëpunimin dhe do të mundohemi të kryejmë punën tonë. Dita e zgjedhjeve për neve do te jetë ditë pune për neve, rrymë do të ketë”.
Ndërsa Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se kanë marrë garanci nga KEDS që ditë e zgjedhjeve të ketë rrymë, prandaj edhe kanë nënshkruar këtë memorandum.