Ekonomia Online
FUNDIT

KEK ndalon njësinë A4 të “Kosova A” për shkak të defektit në ventilatorë

KEK ndalon njësinë A4 të “Kosova A” për shkak të defektit në ventilatorë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” është ndalur nga operimi që nga mesnata e së hënës, si masë parandaluese ndaj një defekti të mundshëm më të madh në sistemin e ventilatorëve të kullës ftohëse. Sipas njoftimit zyrtar, ndalesa është bërë për të shmangur dëmtime të mëdha teknike […]

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se njësia A4 e Termocentralit “Kosova A” është ndalur nga operimi që nga mesnata e së hënës, si masë parandaluese ndaj një defekti të mundshëm më të madh në sistemin e ventilatorëve të kullës ftohëse.

Sipas njoftimit zyrtar, ndalesa është bërë për të shmangur dëmtime të mëdha teknike dhe për të lejuar trajtimin e menjëhershëm të sinjalizimeve të pranuara. KEK njoftoi gjithashtu se partnerët afaristë janë informuar me kohë për ndërprerjen dhe se kapaciteti i njësisë A4 nuk ishte planifikuar për prodhim gjatë ditës së ardhshme.

“Ekipet e Termocentralit janë në gatishmëri të plotë dhe do të ndërmarrin të gjitha veprimet për identifikimin dhe sanimin e problemit, sapo të krijohen kushtet teknike”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Korporata theksoi se qëllimi kryesor mbetet kthimi i njësisë A4 në funksion sa më shpejt që të jetë e mundur.

Të ngjashme