Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka arritur rekord të prodhimit.
Këtë e ka konfirmuar kryeshefi Ekzekutiv i KEK-ut, Luigj Imeri përmes një interviste.
Pyetje: Si kanë performuar njësitë prodhuese të energjisë elektrike?
Luigj Imeri: Duke u bazuar në informatat e shërbimeve zyrtare të Korporata Energjetike e Kosovës reflekton se ka arritur një prodhim rekord në historinë e saj. Një prodhim i tillë realisht është arritur në një vitë tejet të vështirë si rezultat i Pandemisë e cila ka sfiduar jo vetëm KEK-un por edhe vendin dhe tërë globin. Një rezultat i tillë i arritur me një performanc të mirë është reflektu edhe në aspektin financiar për arsye se vetë prodhimi i cili është bazë për KEK-un ka bërë që ne të kemi edhe një performancë sa i përket të hyrave.
Ky vit përkundër sfidave tjera përveç asaj të Pandemisë, ballafaqohet edhe me një teknologji të vjetër, mirëpo falë angazhimit, bashkëpunimit dhe koordinimit me punëtorët e KEK-ut kemi arritur të realizojmë një plan tejet të rëndësishëm dhe i suksesshëm për vetë Korporatën si meritë ekskluzivisht e të gjithë punëtorëve të sajë.
Pyetje: Çfarë ndikimi kanë pasur remontet tek njësitë prodhuese?
Luigj Imeri: Pa diskutim, çdo remont dhe planifikim i cili realizohet sipas objektivave dhe planeve, ndikojnë pozitivisht në Njësitë prodhuese. Në këtë drejtim gjatë gjithë vitit janë realizuar me përpikëri të gjitha Remontet e planifikuara të cilat kanë reflektuar në arritjen e suksesit të tillë e cila garanton në një stabilitet dhe qëndrueshmëri të furnizimit me energji qoftë termike ashtu edhe elektrike.
Pyetje: Si është duke ecur procesi i shpronësimit?
Luigj Imeri: Si pjesë e realizimit të objektivave të Korporatës është pa dyshim edhe procesi i shpronësimit për krijimin e hapësirave të nxjerrjes së produktit themelor siç është qymyri. Në Projektin e fundit të shpronësimit prej 129 ha prej së cilës deri tani janë shpronësuar 70 ha.
Pyetje: Sa është vlera e investimeve që ka bërë KEK-u për komunitete?
Luigj Imeri: Ne bëjmë çdo vit investime në Komunitet, investime të cilat kapin një shumë prej rreth 200 mijë euro. Në vitin që e lamë për herë të parë kemi bërë një investim në Komunitet edhe në Komunën e Fushë Kosovës e në veçanti në atë zonë ku shtrihet territori i Korporatës.
Pyetje: Ndodhemi në stinën e dimrit dhe në vitet e fundit në Kosovë kemi reduktime të energjisë. Si është e mundur që Njësitë të prodhojnë rekord të energjisë dhe në anën tjetër qytetarët të mbesin pa energji në këto ditë të ftohta?
Luigj Imeri: KEK-u që nga viti 2013 nuk e ka përgjegjësinë e furnizimit të energjisë të qytetarëve me energji elektrike, një përgjegjësi e cila është kaluar tek Kompanitë tjera siç është KOSTT, KEDS, KESCO. E vetmja përgjegjësi e KEK-ut është prodhimi i energjisë duke i shfrytëzuar kapacitetet e saja maksimale për prodhim të qëndrueshëm dhe plasmanin e saj në treg.
Pyetje: Me cilat sfida është duke u përballuar ose pritet të përballët KEK-u në të ardhmen?
Luigj Imeri: KEK-u i ka planifikimet e saja dhe shpresojmë që Pandemia do të përfundon së shpejti për shkak të numrit të madh të punëtorëve dhe fushe-veprimtarisë së Korporatës e cila ndërlidhet me punë të ndryshme specifike të punëtorëve në njërën anë, dhe në anën tjetër si sfidë e rëndësishme është edhe realizimi i Projekteve të cilat do të ndikojnë në ripërtëritjen e Pajisjeve për shkak të vjetërsisë së tyre gjë që e bënë sfiduese operimet tona. Ajo çka ne mendojmë, është edhe çështja e ripërtëritjes së kuadrove për arsye se kemi bëjmë me një moshë mesatare mbi 55 vjeçare e cila na detyron të futemi në projeksion të ripërtëritjes së kuadrove për të cilën nevojitet një kohë të përgatitjes dhe trajnimit profesional të tyre për punë specifike që ka KEK-u.
Pyetje: Cilat janë objektivat e KEKA-ut për vitin 2021?
Luigj Imeri: Objektivat e KEK-ut për këtë vit do të jenë të shumta për shkak të fushë-veprimtarisë së sajë si në aspektin e realizimit të Projekteve të cilat janë tejet të rëndësishme ashtu edhe kemi një bashkëpunim dhe koordinim me Bashkimin Evropian rreth Projektit për përmirësimin e ndikimit në Ambient por fatkeqësisht sfiduese na mbetet menaxhimi i situatës së Pandemisë si pengesë e realizimit të këtyre projekteve dhe minimizimin e ndotjes së Ambientit ku presim që për një periudhë 5 vjeçare të kemi një pasqyrë krejtësisht ndryshe se sa që është aktualisht. Pra, objektiv kryesor i Korporatës është realizimi i Projekteve Kapitale, përmirësimi i Ambientit dhe ripërtërija e kuadrove.
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=1758249854336828&id=393614877467006