Korporata Energjetike e Kosovës ende nuk e ka një shifër të saktë rreth kostos së shpronësimeve të pronave në fshatin Shipitullë.
Në bazë të vendimit të Qeverisë, KEK-u merr përsipër kompensimin e këtyre shpronësimeve, porse për këtë gjë ndërmarrja ka në dispozicion një shumë të paracaktuar prej 15.5 milionë eurosh, shkruan sot Koha Ditore.
E në rast të tejkalimit të kësaj shume, KEK-u thotë se mbulimin e këtyre shpenzimeve do ta bëjë në bashkëpunim me Qeverinë.
Megjithatë, Qeveria është zotuar se kostoja e shpenzimeve nuk do të prekë buxhetin e shtetit, dhe se kjo do të bëhet vetëm nga KEK-u.