Në vazhdën aksioneve për ndihmë komunitetit dhe institucioneve të vendit, kësaj radhe KEK-u ka përkrahur FSK-në.
Duke u bazuar në Marrëveshjen e Mirëkuptimit në mes të KEK-ut dhe MFSK-së, dhe fuqizimit të bashkëpunimit me FSK-në, sot është përmbyllur aksioni që ka filluar ditë më parë për rregullimin e kazermës, me ç’rast është bërë mbushja e një hapësire të madhe me dhe humusor në kazermën “Adem Jashari”
Për këtë aksion KEK-u ka angazhuar një numër të madh të makinerisë së rënd “Damper – Bell” me të cilët janë ngarkuar dhe transportuar mbi 1000 m3 djerrinë.
Menaxhmenti i Korporatës Energjetike të Kosovës dhe punëtorët e saj mbeten në gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim të vazhdueshëm me FSK-në