Ekonomia Online
FUNDIT

Kelani: Policia e gatshme të ruajë rendin dhe qetësinë

Kelani: Policia e gatshme të ruajë rendin dhe qetësinë

Policia e Kosovës në prag të nisjes së seancës për mocionin ndaj Qeverisë, ka shtuar praninë e saj në sheshet e Prishtinës dhe për rreth objektit të qeverisë dhe kuvendit. Ekipi i Ekonomia Online raporton se janë shtuar edhe patrullimet në kryeqytet, si dhe kontrollimi i veturave. Ndërsa pranë objektit të Qeverisë janë parë edhe […]

Policia e Kosovës në prag të nisjes së seancës për mocionin ndaj Qeverisë, ka shtuar praninë e saj në sheshet e Prishtinës dhe për rreth objektit të qeverisë dhe kuvendit.

Ekipi i Ekonomia Online raporton se janë shtuar edhe patrullimet në kryeqytet, si dhe kontrollimi i veturave.

Ndërsa pranë objektit të Qeverisë janë parë edhe ushtarë të KFOR-it.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se policia është e gatshme të mbrojë rendin dhe qetësinë pë të gjithë qytetarët e vendit.

“Policia e Kosovës bazuar në mandatin e saj ligjor që ka do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike dhe për sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj”, ka thënë Kelani për Ekonomia Online.

Të ngjashme