Kelly Clarkson zbulon se ka shkruar 60 këngë, pasi u lëndua nga divorci

Prishtinë | 26 Shk 2021 | 16:56 | Nga Ekonomia Online

Ajo është duke kaluar kohë të vështira pas ndarjes me Brandon Balckstock.

Këngëtarja e njohur, Kelly Clarkson ka qenë e martuar me Brandon, ndërsa tani ndajnë dy fëmijë së bashku, shkruan Daily Mail.

Por, ajo duket se emocionet nuk i ka lënë të ndikojnë për keq, pasi është inspiruar që të shkruajë këngë të reja.

Në një intervistë për Entertainment Tonight, ajo ka zbuluar se tashmë ka shkruar 60 këngë të cilat do t’i publikojë.

“Unë kam shkruar 60 këngë. Në çdo kohë që kalon në jetë, është një gjë kaq e mrekullueshme që mund të kesh dalje, pavarësisht nëse njerëzit e besojnë apo jo”, u shpreh ajo.


Kelly përndryshe është bërë e njohur për publikun përmes pjesëmarrjes në “American Idol”, ku u shpall edhe fituese.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme