Kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi në një tubim në Drenas ka thënë se “Ky qytet meriton ma mirë, pasi ka dhënë shumë për Kosovën, si në kohën e para, gjatë dhe pas luftës, andaj me ardhjen e Partisë Fjala e cila ka kuadro intelektuale nga kjo komunë do t’ia rikthejmë atë çka e meriton Drenasi”.
Pas prezantimit të kandidatëve, Partia Fjala shkoi dhe i vizitoi bizneset e qytetarëve dhe qytetarët e Drenasit.