Kelmendi: Eliminuam barrierat e panevojshme, krijuam lehtësira për secilin

Prishtinë | 29 Mar 2017 | 17:19 | Nga

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Ramiz Kelmendi, vizitoi sot Kolegjin AAB në Prishtinë, ku u prit nga rektori i Kolegjit, Lulzim Tafa, me bashkëpunëtorë.

Më pas, zëvendëskryeministri Kelmendi ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të këtij kolegji, ku ka inkurajuar ata të jenë kreativ dhe këmbëngulës përballë kërkesave dhe nevojave që kanë.

Zëvendëskryeministri Kelmendi foli për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, si faktor i rëndësishëm në krijimin e vendeve të reja të punës. Ai po ashtu njoftoi studentët për krijimin e Fondit për garantimin e kredive, duke ftuar ata që të përfitojnë nga mundësitë të cilat i krijon ky fond.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, inkurajoi studentët që të mos ndalen pavarësisht sfidave me të cilat përballen, duke theksuar se të rinjtë sot kanë shumë ide për hapjen e bizneseve të reja dhe krejt çka u duhet është t’i implementojnë ato duke e gjetur rrugën e duhur.

Gjatë ligjëratës para studentëve, zëvendëskryeministri Kelmendi tha se Qeveria në vazhdimësi po krijon hapësira dhe lehtësira që secilit nga ju t’i jepet mundësia për të krijuar biznes, që do të ndikonte në zhvillimin e gjithanshëm ekonomik.

Zëvendëskryeministri Kelmendi, foli edhe për mjedisin biznesor, duke theksuar se tashmë janë eliminuar barrierat e panevojshme.
Para studentëve të Kolegjit AAB, zëvendëskryeministri Kelmendi bëri një prezantim të shkurtër të karrierës së tij, duke përmendur këtu edhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar.

Zëvendëskryeministri Kelmendi është përgjigjur edhe në pyetjet e shumta të studentëve që kishin të bënin me lehtësirat në krijimin e të bërit biznes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme