Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se megjithëse hedhja e gazit lotsjellës e ka dëmtuar shumë, aktualisht ai është në gjendje të mirë shëndetësore dhe do të kthehet në seancë nëse krijohen kushtet për mbajtjen e saj.
Kelmendi këto komente i bëri pas hedhjes së gazit lotsjellës në seancë nga deputetët e VV-së.
“Gjendjen shëndetësore e kam mirë tani, por gazi më ka dëmtuar shumë”, u shpreh Kelmendi.
Ndryshe, Kelmendi nuk ka marrë pjesë në seancën e së martës për arsye shëndetësore.