Partia Fjala ka reaguar përmes një komunikate, duke thënë se kryeministri Kurti duhet të kishte reaguar rreth sulmit në Palestinë.
“Kryeministër Kurti, ndoshta nuk të dhemb zemra për Kudsin dhe muslimanët e Palestinës, por po të qesh zemra kur po ia merr votat muslimanëve të Kosovës”, thuhet në reagim.
Komunikata e plotë:
Kryeministër Kurti, ndoshta nuk të dhemb zemra për Kudsin dhe muslimanët e Palestinës, por po të qesh zemra kur po ia merr votat muslimanëve të Kosovës.
Së paku një fjalë thuaje o kryeministër i Kosovës, dënoje krimin dhe terrorin në Palestinë.
Nuk po të krahasoi me Turqinë, se Turqia ka një lider musliman, por merr shembull nga Skocia dhe vendet tjera jo muslimane që e dënuan terrorin e Izraelit mbi popullin palestinez
O ZOT, ndihmoi muslimanët e Palestinës.
O ZOT largoje krimin, zullumin dhe terrorin e regjimit të Izraelit.
Gëzim Kelmendi