Kelmendi: Kurti e Mustafa duhet të vendosin deri më 4 shkurt, e nëse jo, fati i Kosovës kalon në duart e Thaçit

Prishtinë | 26 Jan 2020 | 16:20 | Nga Ekonomia Online

Gazetari, Adriatik Kelmendi, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se kreu i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa, deri më 4 shkurt mund të vendosin për fatin e Kosovës, e nëse deri atëherë nuk vendosin diçka atëherë fati i vendit kalon në duart e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, shkruan GazetaBlic.

Kelmendi ka thënë se Kurti dhe Mustafa po e shijojnë vikendin, ndërsa nuk po e kuptojnë se kanë mbetur edhe pak ditë deri tek vendimi i madh që duhet të marrin dy partitë, e që deri më tani asgjë nuk është vendosur.

Ai shton se nëse deri më 4 shkurt nuk vendosin asgjë, atëherë me vetëdije këtë vendim po ia lënë Thaçit.

Kelmendi thotë se çdo arsyetim pas kësaj nuk do të pranohet, pasi që vullneti i qytetarëve me 6 tetor ishte që këto dy parti të bashkëqeverisin dhe me këto vonesa VV dhe LDK janë të pazota dhe të papërgjegjshme.

Shkrimi i tij i plotë:

Sot e diel e lezetshme, taman për Kurtin dhe Mustafën të këqyrin Netflix ose të hedhin dru në oxhak. Pushim! S’kanë pse të takohen! S’po e kuptojnë se vetëm deri më 4 shkurt këta të dy mund të vendosin për Kosovën.

Nëse nuk e gjejnë kompromisin, përkundër vullnetit të votuesve, më 4 shkurt me vetëdije të plotë fatin e Kosovës e dorëzojnë në duar të Thaçit.

Çdo arsyetim pas kësaj s’do të çojë peshë. Do t’iu faturohet si pazotësi dhe papërgjegjësi.

Të ngjashme