Kelmendi: Luksi i shfrenuar i politikanëve të Kosovës

????????????????????????????????????
Prishtinë | 26 Gus 2020 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Partisë FJALA Gëzim Kelmendi ka reaguar ndaj luksit të shfrenuar të politikanëve të Kosovës. Ky është reagimi i tij i plotë:
Luksi i shfrenuar i politikanëve të Kosovës!


A e ka Kosova GDP-në e Luksemburgut, Katarit apo Zvicrës që politikanët e saj të zhyten në këtë luks të shfrenuar dhe ta “masakrojnë” kështu xhepin e qytetarëve?


Presidenti dhe ish presidentët, kryeparlamentarja dhe ish kryeparlamentarët, kryeministri dhe ish kryeministri, zv. kryeministrat, ministrat, zv. ministrat dhe këshilltarët e tyre, përveç pagave marramendëse, meditjeve dhe drekave pa limit, veturat zyrtare të tyre shpesh shoqërohen me përcjellje nga policia.


Deputetët me paga marramendëse nuk ishin në gjendje ta votojnë ligjin për rimëkëmbje ekonomike, ngase nuk ishin në sallë as 40 deputet. Këta deputet i dhanë përparësi pushimeve të tyre verore para ligjit për rimëkëmbje ekonomike ku do të ndihmohej kjo gjendje e rëndë ekonomike e qytetarëve të Kosovës.


Presidenti Thaçi shetitet nëpër Kosovë i shoqëruar nga veturat e policisë.Kryeparlamentarja Osmani bën vizita e shoqëruar me polici.Kryeministri Hoti gjithashtu nën përcjellje të policisë del në terren.Ish-kryeministri Kurti viziton selitë e VV-së nëpër Kosovë me veturë të policisë.


Kush i paguan veturat zyrtare, përcjelljen nga policia, meditjet, pagat dhe luksin e shfrenuar në përgjithësi?Kush po i zgjedh këta politikan?
A mos ndërkombëtarët na i kanë imponuar këta politikan apo janë të zgjedhurit e popullit?


Unë gjatë dy mandateve sa kam qenë deputet jam angazhuar me tërë qenien time që ta ndaloi këtë luks të shfrenuar të politikanëve të Kosovës.Unë dhe Partia FJALA nuk do të ndalemi asnjëherë, do ta kundërshtojmë fuqishëm luksin e shfrenuar nga politikbërësit e Kosovës.

Të ngjashme