Kelmendi: Mbrojtja e fëmijëve nuk ka qenë asnjëherë pjesë e planeve qeverisëse

Prishtinë | 25 Maj 2017 | 11:47 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve-KOMF ka bërë prezantimin e dokumentit të cilin do t’ju parashtrojë kandidatëve për kryeministër me qëllimin të zotimit të tyre për përfshirjen e fëmijëve në qendër të agjendës qeverisëse në rast të zgjedhjes.

Donjeta Kelmendi, drejtoresh ekzekutive e KOMF-it, ka thënë se ky dokument për qëllim buxhetimin dhe investimin në fushën e fëmijëve.

Ajo ka thënë se presin nga kandidatët për kryeministër që ky dokument të gjej zbatueshmërin në cilëndo qeveri e cila do jetë marrë mandatin.

“Kjo ide ka ardhur nga ajo që kemi parë nga praktikat e qeverisjeve të mëparshme kur plan-programi për fëmijë nuk ka qenë asnjëherë pjesë e qeverisjes. Dhe ne kemi vendosur që para datës së zgjedhjeve t’ua rekomandojmë disa zgjidhje të mundshme se si do të mund të kishin një plan për zbatimin e të drejtave të fëmijëve. Sipas statistikave Kosova ka shumë fëmijë të dhunuar, ka fëmijë të cilët bëjnë punë të rëndë fizike, mandej sistemi i arsimit dhe ai i shëndetësisë sa i përket kujdesit ndaj fëmijëve është shumë i brishtë”, ka thënë ajo.

Kemendi ka treguar që ky dokument është për herë të parë që u dërgohet kandidatëve për kryeministër kurse partive politike u është dorëzuar në zgjedhjet e kaluara.

“Jo që dua të jem neutral por me të vërtetë nuk mund të bëjë ndonjë dallim mes partive të cilave u kemi dorëzuar këtë dokument. Asnjëra nuk ka ndërmarrë ndonjë hap-veprim për të respektuar apo për të lansuar ide në programet e tyre qeverisëse”, ka thënë ajo.

KOMF është organizatë e cila merret me respektimin e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e kësaj kategorie shoqërore.

Të ngjashme