Kelmendi pajtohet me Avdiun: E shamja e Granit Xhakës është akt rrugaçi, një grua e tha të vërtetën

Prishtinë | 05 Dhj 2022 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Adriatik Kelmendi, gazetar e moderator kosovar, ka shkruar një status në lidhje me deklaratën e Zana Avdiut, analiste, e cila e cilësoi kapjen e gjenitaleve nga ana e Granit Xhakës si “akt rrugaçi”.

Ai ka thënë se akti i Xhakës ishte “akt rrugaçi”, por edhe “mbretërit nganjëherë bëjnë “akte rrugaçi”.”

“Granit Xhaka është mbret. Na i ka gëzu’ zemrat dhe na ka mbushë me krenari. A e kanë meritu’ ata që shanin nënat shqiptare me ua kthy’ dikush? Po. A është e shamja akt rrugaçi. Po. A i bjen që edhe e shamja tjetër është akt rrugaçi. Po, i bjen”.

“Tash një grua e paska pasë guximin ta thotë të vërtetën. Nuk ka thënë kjo grua se Xhaka është rrugaç askund. Një akt të tij e ka quajt ‘akt rrugaçi’. Edhe mbretërit nganjëherë bëjnë ‘akte rrugaçi’”, vlerësoi ndër të tjera z. Kelmendi.

Të ngjashme